Kandidati për deputet, Berat Rukiqi ka thotë se paratë e shpërndara pa asnjë plan, në Dhjetor 2024, kanë përfunduar në vendet e tjera, shkruan GazetaDemos.
“Asnjë efekt në ekonominë e Kosovës”, tha ai.
“561 milionë euro deficit tregtar në një muaj të vetëm (Dhjetor 2024). Rekord i zi, si pasojë e “zhvillimit të hovshëm ekonomik”, shkroi Rukiqi.
Rukiqi tutje shkruan se me Lumir Abdixhikun kryeministër, do të adresohet saktë deficiti i lartë tregtar.
“Qeverisja, me Lumirin si Kryeministët, do të adresoj saktë dhe qartë deficitin e lartë tregtar. Nuk mund të vazhdohet, me daljen qindra milionë eurove, në vende të tjera”, shkroi ai në Facebook.
Tutje ai ka listuar edhe mënyrën se si ky deficit do të zvogëlohet.
Postimi i plotë:
Paratë e shpërndara pa asnjë plan, në Dhjetor 2024, kanë përfunduar në vendet e tjera. Asnjë efekt në ekonominë e Kosovës.
561 milionë euro deficit tregtar në një muaj të vetëm (Dhjetor 2024). Rekord i zi, si pasojë e “zhvillimit të hovshëm ekonomik”.
Qeverisja, me Lumirin si Kryeministër, do të adresoj saktë dhe qartë deficitin e lartë tregtar. Nuk mund të vazhdohet, me daljen qindra milionë eurove, në vende të tjera.
Deficiti do të zvogëlohet, përmes
– Masave fiskale në përkrahje të prodhimeve “Made in Kosova”;
– Zvogëlim të varësisë nga importi i energjisë elektrike, përmes ndërtimit të Termocentralit me Gas Amerikan (LNG);
– Përkrahje direkte financiare dhe sigurim të qasjes në tregjet globale, për eksportet nga Kosova;
– Përkrahje financiare dhe me trajnime, për dyfishimin e eksportevw nga sektori i IT-së;
– Projektet: Brezovica dhe Peja, që e shëndrrojnë Kosovën në destinacion turistik;
– Investimet publike, me kompani nga Kosova