Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rukiqi: Qeveria po vazhdon me tenderët sekretë, po iu pëlqen sepse përfitimet po rriten

    21/11/2024 12:03
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Berat Rukiqi, ka deklaruar se kjo Qeveri po vazhdon me avazin e tenderëve sekretë, e madje me kompani të cilat po iu kushtojnë më shtrenjtë dhe janë të akuzuara për falsifikim dokumentesh në prokurim.

    Sipas Rukiqit, Ministria e Punëve të Brendshme, ditë më parë ka shpërblyer prap kompaninë e Shqipërisë ‘InfoSoft’, ani pse ka ofertuar me çmim më të lartë.

    “Tani Qeverisë, tenderë sekret po iu pëlqejnë më shumë sepse përfitimet po rriten.Sidomos është e çuditshme që kjo vazhdon ende edhe në fushat të cilat janë vërtetu që ka konkurrencë, pra ka kompani që mund të ofrojnë shërbime, nuk ka nevojë të shkohet me negociata të drejtpërdrejta’’, tha Rukiqi në një prononcim për Express.

    Numri i kompanive përfituese të tenderëve është kufizuar thotë Rukiqi, kryesisht në financues dhe miq të partisë në pushtet.

    ‘’Ne kemi denoncuar këto raste, do të vazhdojmë, dhe normalisht organet e rendit dhe ligjti të cilët duhet ta trajtojnë këtë praktikë e cila tani ka marrë përmasa shqetësuese për shkak të nivelit të keqpërdorimit të mundshëm të parasë publike dhe kompanive të cilave po iu pamundësohet të jenë përfitues. Por, numri i kompanive është kufizuar, kryesisht në financues dhe miq të partisë në pushtet”, shtoi Rukiqi.

    Artikuj të ngjashëm

    Rukiqi – Muratit pasi tha se u transefruan 10ml nga BQK-ja: Keni mbajtur 700 milionë të bllokuara, ky është krim

    Berat Rukiqi: Mesatarisht, 170 persona ikin nga Kosova në çdo ditë të qeverisjes Kurti

    Rukiqi: Nuk do të ketë pagë më të ulët se 700 euro në sektorin publik – zero TVSH për produktet bazë

    Të Fundit

    Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë

    Komisioneri i OSBE’së për pakicat që vizitoi Kosovën ka qëndruar edhe në Veri: Të ketë konsultime efektive me komunitetet jo shumicë

    Halil Matoshi: Kosova është në gjendje permanente jokushtetuese dhe pa Kuvend të konstituuar

    Operacioni i SHKSHMK-së në Bjeshkët e Nemuna, gjenden dy turistët e humbur

    ​Kosova kërkon pyetësorin dhe statusin e vendit kandidat në BE

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.