Drejtori i Sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova, ka publikuar disa fotografi nga fusha për ‘streetball’ në lagjen TaukBahqe.
Ai tregoi në Facebook se “pas shumë kërkesave nga banorët e lagjës së TaukBahqes, posaçërisht të rinjtë e talentuar të saj, filluam me ndërtimin e fushës speciale për Streetball”.
“Bashkë, do të kombinojmë natyrën, sportin dhe ambiciet e rinisë tonë të mrekullueshme, për t’u dhënë platformë moderne në realizimin e ëndrrave të tyre”, shkroi Rugova
“Fusha do të ketë material nga goma, e hapur për të gjithë, dhe do të jetë në harmoni me ambientin e mrekullueshëm që e rrethon. Prishtina – Qytet i Sportit!”.