LajmeNdërkombëtare

Rubio shkon në Izrael mes tensioneve me aleatët e ShBA-së në Lindjen e Mesme

Diplomati më i lartë i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Marco Rubio, u nis për në Izrael të shtunën, mes tensioneve me aleatët e tjerë të SHBA-së në Lindjen e Mesme për shkak të sulmit të Izraelit ndaj udhëheqësve të Hamasit në Katar dhe zgjerimit të vendbanimeve në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Duke folur me gazetarët para nisjes, Rubio përsëriti se ShBA-ja dhe presidenti Donald Trump nuk ishin të kënaqur me sulmet.

Rubio tha se marrëdhënia e ShBA-së me Izraelin nuk do të preket, por se ai do të diskutojë me izraelitët se si sulmi do të ndikojë në dëshirën e Trumpit për të siguruar kthimin e të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi, për të hequr qafe militantët dhe për t’i dhënë fund luftës në Gaza.

“Çfarë ka ndodhur, ka ndodhur”, tha ai. “Do të takohemi me ta. Do të flasim për atë që na pret e ardhmja”, tha ai.

“Ka ende 48 pengje që meritojnë të lirohen menjëherë, të gjithë menjëherë. Dhe ende ka punë të vështirë përpara sapo të përfundojë kjo, për rindërtimin e Gazës në një mënyrë që u ofron njerëzve cilësinë e jetës që të gjithë dëshirojnë.”

Rubio tha se ende nuk është përcaktuar se kush do ta bëjë këtë, kush do të paguajë për të dhe kush do të jetë përgjegjës për procesin.

Pas Izraelit, Rubio do t’i bashkohet vizitës së planifikuar të Trumpit në Britani javën e ardhshme, shkruan Reuters

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button