Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka biseduar me ministrin e jashtëm turk, Hakan Fidan të martën për të diskutuar mbështetjen direkte në negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës për të ndaluar gjakderdhjen.
Kështu ka thënë zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce në një komunikatë për media.
Ndër të tjera, në njoftim u tha se Sekretari dhe ministri i jashtëm Fidan diskutuan edhe për Sirinë dhe hapat që Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë për të hequr sanksionet për të çuar përpara rrugën e Sirisë drejt stabilitetit dhe bërjes një komb në paqe me fqinjët e saj.