Lajme

Rubin: Për Thaçin, Amerika ishte një simbol, donte respekt, besim e mbështetje

Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin në dëshminë e tij në Hagë i pyetur se si e konsideronte Hashim Thaçi marrëdhënien me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai tha se për atë ShBA-ja ishte shtetit më i fuqishëm dhe më i mirë në botë.

Sipas Rubin, Thaçi donte mbështetjen e ShBA-së.

Tutje ai tha se prioritet i Thaçit ishte mbështetja e ShBA-së dhe mbrojtja e popullit të vet.

“Deri në momentin që e kam takuar, dhe herën e fundit, për të Amerika ishte një simbol dhe një pasqyrim i njëmend i asaj që ai konsideronte një shtet i fuqishëm i mirë për botën. Ai donte që ShBA ta respektonin, ta besonin. Ai donte mbështetjen e ShBA-së. Sipas meje ky ishte prioriteti i tij më i madh, përveç synimeve që kishte për të mbrojtur popullin e vet”, tha Rubin në Hagë.

Back to top button