Rubin: Në atë kohë Thaçi nuk fliste gjuhën angleze, për të komunikuar në nivel diplomatik kishim përkthyes

Ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin në dëshminë në Hagë për komunikimin me Hashim Thaçin, ai tha se në atë kohë ata kanë komunikuar me përkthyes në nivel diplomatik.
Ai shtoi se në ato rrethana për të komunikuar me Thaçin kanë përdorur edhe gjuhën e trupit përshkak se Thaçi nuk fliste gjuhën angleze.
“Në atë kohë Hashim Thaçi nuk fliste në anglisht dhe kur dikush nuk flet gjuhën në ato rrethana përdoret shpesh gjuha e trupit, përdoren fjalë që njihen në të gjitha gjuhët dhe pastaj për të komunikuar siç duhet në nivel diplomatik kishim përkthyes dhe besoj që ka pasur momente kur përkthyesi i departamentit të Shtetit ishte me mua ose ndonjë person tjetër që unë e njihja dhe fliste të dy gjuhët ishte aty për të bërë përkthimin“, tha ai.