Lajme

Rubin: Fillimisht UÇK-në e përshkruanim si organizatë terroriste – ndryshuam mendje pasi u pajtuan me marrëveshjen e Rambujesë

Është duke vazhduar dëshmia e ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin në Gjykatën Speciale në Hagë, i pozicionuar në bankën e dëshmitarit mbrojtës së Hashim Thaçit, raporton GazetaDemos.

Në fillim të kësaj seance, e cila është vazhdim i asaj të djeshnës, Rubin tha se gjatë viteve 1996 e deri më 1998, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e përshkruanin si organizatë me aktivitete terroriste.

“Gjatë periudhës 1996-97-98, ambasadori Gelbard ishte përgjegjës. U takua me njerëz të UÇK-së, në kohën kur ne i përshkruanim si persona që bënin aktivitete terroriste.

Ndoshta, ne shkelëm dëshirën tonë që të ishim në anën e engjuve gjithmonë, ne fillimisht e përshkruanim si organizatë me aktivitete terroriste, dhe ne sigurisht me gjithë dëshirën që kishim të ishim në anën e engjëjve, nuk donim të mbështesnim njerëz që zhvillonin aktivitete terroriste. Ky qëndrim ndryshoi sidomos pasi UÇK-së u pajtua me marrëveshjen e Rambujesë”, deklaroi Rubin para trupit gjykues.

Back to top button