Rubin e kryen për sot, nga kjo orë pritet të dëshmojë nesër ai

Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, e përfundoi për sot dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë.
Dëshminë e tij, Rubin pritet ta vazhdojë nesër nga ora 09:00, siç tha gjyqtari Charles Smith në fund të seancës së sotme.
Diplomati amerikan me përvojë dëshmoi në mbrojtje të Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilën nga nëntori i vitit 2020 po mbahen në paraburgim në Hagë, nën akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, që pretendohet të jenë kryer gjatë periudhës së luftës në Kosovë.
Gjatë dëshmisë së tij sot, Rubin tha se roli i Thaçit ishte politik dhe se ai nuk kishte kompetenca ekzekutive për vendime ushtarake brenda UÇK-së.
Thaçi, sipas Rubin, duhej ta merrte aprovimin e komandantëve të zonave për çdo vendim të rëndësishëm.
Akuzat që e lidhin Thaçin me krime lufte dhe të ngjashme, Rubin tha se i kanë hetuar dhe se nga informacionet shtetërore amerikane, kishin konfimruar se ato nuk ishin të vërteta, por vinin nga burime serbe.