Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    RTK-ja detyrohet nga Gjykata ta kthejë në punë Rid Berishën dhe ta kompensojë me 28 mijë euro

    12/03/2025 19:30
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjykata Themelore në Prishtinë me vendimin e datës 11 mars 2025, ka aprovuar në tërësi padinë e Rid Berishës, duke anuluar vendimin e Radio Televizionit të Kosovës (RTK), me të cilin Berishës i ishte ndërprerë marrëdhënia e punës. RTK obligohet ta kthejë Berishën në vendin e punës dhe t’ia paguajë mbi 28 mijë euro për kompensim të pagave.

    Berisha kishte parashtuar padi më 7 tetor 2022, përmes të cilës ka kërkuar kthimin në vendin e punës në Radio Televizionin e Kosovës (RTK) dhe kompensimin e pagave për muajt sa ka qenë i larguar nga puna në shumën prej 28 mijë e 492 euro e 97 centë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Kurse, e paditura- RTK në përgjigjen në padi, thuhet se ka kundërshtuar në tërësi kërkesëpadinë e Berishës si të pabazuar.

    Andaj, Gjykata ka gjetur se padia e Berishës është e bazuar dhe se ka qenë brenda afatit ligjor, pasi që të njëjtit i është dorëzuar vendimi i RTK-së (i datës 23 shtator 2022) përmes e-mailit, pa të drejtë ankese, për çka Berisha pastaj ka ushtruar padinë.

    Në vendim thuhet se për ndërpreje të mardhënies së punës, punëdhënësi është i detyruar të ndjekë procedurat përkatëse ligjore, duke u vërtetuar në tërësi gjendja faktike dhe duke i garantuar subjektit mbrojtje, të cilën sipas gjykatës, RTK del të mos e ketë bërë.

    Po ashtu, në vendim thuhet se RTK është dashur që në afatin prej 5 ditësh të parashtrojë kërkesës për inicim të procedurës disiplinore ndaj Berishës. Me rastin e ndërprerjes së marrëdhënies së punës, RTK thuhet se është dashur ta thërrasë në takim paditësin për t’ia sqaruar vendimin dhe për t’i dhënë mundësinë e deklarimit.

    Dhe se sipas Gjykatës, paraprakisht punëdhënësi duhet të zhvillojë procedurën përkatëse duke verifikuar dhe vërtetuar në tërësi gjendjen faktike për shkeljet e pretenduara, të jetë i arsyetuar mirë, pastaj të ndërpres marrëdhënien e punës.

    “Andaj si përfundim gjykata gjeti se moszbatimi i një procedure të drejtë disiplinore ndaj paditësit, ka bërë që edhe gjendja faktike të mos vërtetohet drejtë kurse kjo ka pasur për pasojë mos vërtetimin e shkeljeve të cilat i janë vënë në barrë paditësit, qoftë edhe me një provë të vetme dhe si rrjedhojë ka rezultuar me nxjerrjen e një vendimi të drejtë dhe të ligjshëm“, thuhet në vendim.

    Sipas vendimit, RTK-ja e ka larguar Berishën për shkak të paraqitjeve të vazhdueshme nëpër media në kundërshtim me rregulloret e brendshme të RTK-së dhe instruksionet e menaxhmentit. Më tej, thuhet se sipas vendimit të RTK-së, paditësi ka shpërndarë materiale të mediave tjera në Facebook, duke kryer kështu shkelje të rëndë disiplinore.

    Mirëpo, sipas Themelores, punëdhënësi me rastin e pretendimit për shkeje disiplinore nga punonjësi, duhet të sigurojë prova dhe të argumentojë kohën dhe mënyrën e kryerjes së shkeljes.

    Artikuj të ngjashëm

    Sindikata e RTK-së i del në mbrojtje Blerim Haxhiajt pas kritikave që pati për intervistën me Kurtin

    “Gati çdo ditë m’ka ra me kalu ka lokali i Naserit”, ish-drejtori i RTK-së ka disa fjalë për personin që u vra mbrëmë

    Audioincizimi i ri e demanton Rilind Gërvallën që tha se AKI nuk ia dha lajmin e Slobodna Bosna

    Të Fundit

    Pamje nga momenti i grabitjes së barnatores në Pejë, i dyshuari arrestohet nga policia

    Shtyhet seanca gjyqësore për gaz lotsjellës në Kuvend

    Katër shtetas shqiptarë evakuohen nga Izraeli

    CNN: Një numër i konsiderueshëm i raketave të Iranit të papërdorshme e të varrosura nën rrënoja

    Vance: Sulmet kundër Iranit ishin aq të sakta sa goditën “një objektiv me madhësinë e një lavatriçeje”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.