Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rrustemi akuzon sistemin e drejtësisë: Kryeshefat publik po ballafaqohen me keqpërdorime të instaluara me dekada

    20/04/2023 11:32
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, edhe sot i kanë dalë në mbrojtje kryeshefit të arrestuar të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

    Ata këtë e kanë bërë edhe në seancën e Kuvendit të Kosovës.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, duke folur për arrestimin e Krasniqit ka thënë se kryeshefat e ndërmarrjeve publike po ballafaqohen me keqpërdorime të egra dhe po i bëjnë ballë krimit të organizuar “që është instaluar brenda këtyre ndërmarrjeve me dekada”.

    “Lidhur me atë që u tha për Nagip Krasniqin, nuk ka asnjë rëndësi se a është apo nuk është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje. Nagip Krasniqi është një nga profesionistët e Kosovës. Shumë kryeshefa ekzekutiv po ballafaqohen me keqpërdorime të egra dhe po i bëjnë ballë krimit të organizuar që është instaluar brenda këtyre ndërmarrjeve me dekada”, tha Rrustemi nga foltorja e Kuvendit.

    Sipas Rrustemit, gjendja në sistemin e drejtësisë është e rëndë, pasi organi i akuzës nuk po i trajton dosjet e dorëzuara nga ministritë.

    “Organi i akuzës vazhdon avazin e vjetër, tashmë në trajtë tjetër. Nëse dikur rehabilitonte korrupsionin duke e trajtuar si kundërvajtje përmes aktakuzave qëllimisht të dobëta e jokoherente, tanimë nuk trajton qindra dosje të dorëzuara nga institucione të ndryshme për keqpërdorime me miliona euro”, tha Rrustemi.

    Tutje Rrustemi tha se përpjekja e opozitës për ta paraqitur LVV-në “si veten”, është e dëshpëruar dhe e pashpresë.

    “Për të tjerat që lidhen me ngjarjen e djeshme zoti Krasniqi do të përgjigjet vetë dhe do ta kuptojmë të gjithë të vërtetën, por përpjekja juaj për ta paraqitur Vetëvendsojen si vetën tuaj, është e dëshpëruar dhe e pashpresë”, është shprehur ai.

    Kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi i është arrestuar dje me urdhër të Prokurorisë Speciale.

    Ai sipas Prokurorisë, është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” , “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”.

    Krimet Ekonomike bastisën zyrën e Krasniqit në Prishtinë, si dhe dy banesa në pronësi të tij, ku kanë sekuestruar dokumente të ndryshme që lidhen me rastin.

    Artikuj të ngjashëm

    Prishtinasja e “dashuruar” pas motorrave, 24-vjeçarja: Nuk martohem me vello por me miniq, e hypi edhe vjehrren në motorr

    E la gurbetin pas 22 vitesh dhe u kthye në Kosovë, qytetari investon mbi 50 mijë euro me motora ATV në Istog

    Qytetari kthehet nga mërgimi dhe hap fermën e lopëve: 4000 mijë euro kam fitim vetëm nga qumështi

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.