Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rruga e Xhevrijes nga sfidat tek suksesi: Një histori frymëzimi dhe fuqizimi në tregun e punës

    08/09/2023 09:46
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në Kosovë, barrierat me të cilat përballen gratë shpesh mund të duken të pakapërcyeshme, por historia e Xhevrijes tregon se me vendosmëri, rruga drejt suksesit është e pakthyeshme.

    Duke emigruar në Francë në vitin 2018 pas një aksidenti të bashkëshortit të saj në vitin 2011, ku ai humbi njërën dorë, udhëtimi i tyre jashtë vendit ishte i mbushur me shpresë për një jetë më të mirë dhe ndihmë mjekësore. Pavarësisht përmirësimeve të dukshme shëndetësore që bashkëshorti arriti të gjejë në Francë, familja e tyre vendosi që në vitin 2021 të rikthehet në Kosovë, por jo në jetën që kishin njohur dikur.

    Pas riatdhesimit në Kosovë, Xhevrija dhe bashkëshorti nga rrethi i Gjilanit vendosën të ringjallin gradualisht aftësitë për riparimin e automjeteve. Ajo thekson: “Së pari, nuk mund ta imagjinoja se sa e çuditshme do të ishte për mua të mësoja këtë profesion. Dija shumë pak për riparimin e automjeteve dhe nuk kisha asnjë ide mbi punën. Më duhet të rrëfej se sa herë hyja në vendin e punës, humbesha mes atyre veglave të punës që mezi i blenim”.

    E rrethuar nga energjia kumbuese e qendrës së qytetit, Xhevrije e gjeti veten jo vetëm duke ndihmuar të shoqin, por edhe duke e zotëruar vetë zanatin. Duart e saj, që dikur konsideroheshin të papërshtatshme për një punë të tillë për shkak të stereotipeve gjinore, tani janë në gjendje të punojnë me çdo mjet që nevojitet për riparimin e automjeteve. Bashkëshorti i Xhevrijes thekson: “Nuk mund të jem më i lumtur se kur shoh se si përparoi puna jonë e përbashkët. Xhevrija më mbështeti për të ringjallur profesionin tim pas të gjitha sfidave që kalova, ndërkohë që po e zotëronte profesionin edhe për vete. Jam me fat që kam në krah një grua të fortë dhe të përkushtuar, e cila nuk hoqi dorë të më përsëriste se nga sfidat mund të ngrihemi edhe më të fortë”.

    Vendosmëria e Xhevrijes për një të ardhme më të begatë për të dhe familjen e saj mori shkëlqimin e saj kur themeloi biznesin e saj të riparimit të makinave në korrik të këtij viti, me mbështetjen e Programit të Vetëpunësimit (SEP) të menaxhuar nga “>gjencinë e Punësimit në Kosovë.

    Nëpërmjet programit asaj iu ofruan pajisje profesionale për riparimin e automjeteve, duke i mundësuar asaj të ruajë me efikasitet stabilitetin e punës. Asaj iu deshën më pak se dy muaj për të krijuar një mjedis pune të avancuar në shërbim dhe mbështetje ndaj klientit.

    Artikuj të ngjashëm

    Mbi 80 përqind s’janë pjesë e tregut të punës, pse shkalla e punësimit të grave në Kosovë është aq e ulët?

    Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Gruas, në Shqipëri afër 34 mijë gra janë pajisur me urdhër mbrojtjeje

    “Shteti i burrave”, gratë në Kosovë zotërojnë vetëm 15 për qind të pronave

    Të Fundit

    Trump pret në takim Netanyahun – kjo është arsyeja

    Protestat në Serbi, momenti kur banorët e Uzhicës thyejnë kordonin e policisë

    Zjarri në Bllacë, të rejat e fundit nga QKM: Shfuqizohet ndalesa për automjetet për transportimin e mallrave dhe autobusët

    Një foshnje vdes gjatë lindjes në Gjakovë, nisin hetimet

    Oficeri i FSK-së diplomon me sukses në SHBA

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.