Komuna e Prishtinës ka njoftuar se kanë filluar punimet për ndërtimin e një rruge me gjashtë korsi, trotuare dhe shteg për biçikleta.
Kjo rrugë do të ndërtohet tek rruga “B”.
“Punimet në Rrugën B, kanë filluar! Prishtinës, shumë shpejt po i vjen edhe një tjetër rrugë fantastike! Rrugë me 6 korsi, trotuare dhe shtigje për biçikleta, e cila do të mundësojë lidhjen nga rrethrrotullimi i rrugës B, tek ai i rrugës A. Perparim Rama @Drejtoria e Investimeve Kapitale Krenar Xh Xhaferi”, thuhet në njoftim.