Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Pomurska në drejtim të Mariborit, dhe si pasojë kanë humbur jetën së paku tre persona.
Ndërsa, akoma nuk dihet për numrin e saktë të viktimave, në bazë të informacioneve në aksident është përfshirë një autobus, i cili ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur. 24ur.
Autostrada Pomurska, në drejtim të Mariborit aktualisht është e mbyllur për trafik, shkruan Qendra për Trafik dhe Informim.
Hetimet në vendngjarje janë ende duke vazhduar ndërsa më shumë informacione do të jepen pas orës 13:00.