Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rritje alarmante e rasteve të reja me kancer në Evropë/ Cila gjini preket më shumë?

    04/11/2023 16:40
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sipas të dhënave të fundit, ka një rritje alarmante të prevalencës së kancerit në vendet e Bashkimit Evropian. 

    Vlerësimet e Komisionit Evropian të publikuara në Sistemin Evropian të Informacionit për Kancerin (ECIS), tregojnë se, rastet e reja të kancerit u rritën me 2,3% krahasuar me vitin 2020, për të arritur në 2,74 milionë në 2022. Në mënyrë të ngjashme, vdekjet nga kanceri u rritën me 2,4% krahasuar me 2020.

    Më konkretisht, vlerësimet e reja të vitit 2022 për shtetet anëtare të BE-së tregojnë se 31% e meshkujve dhe 25% e femrave pritet të diagnostikohen me kancer para moshës 75 vjeç, ndërsa 14% e meshkujve dhe 9% e femrave vlerësohet të vdesin nga kanceri. para moshës 75 vjeçare.

    Burrat konsiderohen më të prekshëm, pasi 53% e rasteve të reja me kancer dhe 55% e vdekjeve nga kanceri kanë të bëjnë me meshkujt.

    Cilat janë llojet më të rrezikshme të kancerit?

    Kanceri i gjirit është lloji më i shpeshtë i diagnostikuar i kancerit në Bashkimin Evropian, me rreth 380,000 raste (99% e të cilave janë gra), që përbën afërsisht 13.8% të të gjitha diagnozave të kancerit. Ato pasohen nga kanceri i zorrës së trashë (356,000-13% e të gjitha rasteve të reja), kanceri i prostatës (330,000-12,1%) dhe kanceri i mushkërive (319,000-11,6%).

    Përsa i përket katër shkaqeve më të shpeshta të vdekjes nga kanceri, konsiderohet se i pari është kanceri i mushkërive (19,5% e të gjitha vdekjeve nga kanceri), i ndjekur nga kanceri i zorrës së trashë (12,3%), kanceri i gjirit (7,5%) dhe pankreasi (7,4%). Megjithëse kanceri i pankreasit ka një incidencë më të ulët në krahasim me shumë lloje të tjera të kancerit, shkalla e ulët e mbijetesës e rendit atë në mesin e katër kancereve më vdekjeprurëse, si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat.

    Diagnoza dhe trajtimi i vonuar janë dy sfidat kryesore në trajtimin e kancerit të pankreasit. Duke marrë parasysh shkallën e ulët dhe të pandryshuar të mbijetesës dhe tendencën e qëndrueshme ose në rritje të vdekshmërisë, pritet një rritje e numrit të vdekjeve për shkak të plakjes së popullsisë evropiane.

    Si janë shpërndarë gjeografikisht rastet

    Vërehen kontraste midis shfaqjes dhe vdekshmërisë së rasteve. Në veçanti, norma më të larta të incidencës janë regjistruar në vendet perëndimore dhe veriore të BE-së (më shumë se 640 raste të reja për 100,000 njerëz), ndërsa norma më të larta të vdekshmërisë vërehen në vendet lindore të BE-së (më shumë se 300 vdekje për 100,000 njerëz).

    Këto dallime gjeografike mund të formësohen nga prevalenca e faktorëve kryesorë të rrezikut për kancere specifike, zbatimi efektiv i planeve kombëtare të kontrollit të kancerit, zbatimi efektiv i programeve të shqyrtimit për kancerin e gjirit, qafës së mitrës dhe zorrës së trashë, si dhe nga variacionet në praktikën diagnostike.

    Kohët e fundit, Komisioni Evropian prezantoi një qasje të re për të mbështetur Shtetet Anëtare për të rritur përdorimin e programeve të shqyrtimit. Qëllimi i tij është të arrijë objektivin e vendosur në planin evropian për të luftuar kancerin, që është të ofrojë teste diagnostikuese për kancerin e gjirit, zorrës së trashë dhe qafës së mitrës për 90% të atyre që plotësojnë kushtet, deri në vitin 2025 . Gjithashtu duhet t’i kushtohet vëmendje zgjerimit të shqyrtimit për të përfshirë kancerin e prostatës, mushkërive dhe stomakut, bazuar në kërkime të mëtejshme.

    Duke qenë se parandalimi i kancerit është një nga katër qëllimet e misionit të BE-së për kancerin, mbështetja e kërkimit dhe inovacionit në teknologji, metodologji dhe programe depistimi më të mira është thelbësore për rritjen e zbulimit të hershëm./TCh/

    Artikuj të ngjashëm

    Ja çfarë e shkaktoi spiralen blu që u pa në qiejt e Evropës mbrëmë

    Kuptimi i fazave të kancerit të gjirit

    Shënon rritje numri i vajzave të prekura me kancer të qafës së mitrës

    Të Fundit

    Arian Tahiri merr zyrtarisht besimin e Kryesisë së degës në Mitrovicë për kandidaturen për kryetar

    Komandanti i KFOR-it për bllokadën në Kuvend: Mjedisi i sigurisë është i ndikuar edhe nga situata politike

    Kurti e Vuçiq të martën përballen në Shkup

    Rama: Bekë Berishën nuk e njoh, e pash në shesh një ditë ia dhash dorën, m’u dok djal i mirë

    S’ishte kurrë as student mjekësie, aktakuzë ndaj kosovarit që punonte mjek pa diplomë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.