Ministria e Ekonomisë ka reaguar pas raporteve të ZRrE-së, lidhur me shqyrtimin e tarifave të energjisë elektrike, për vitin 2025.
Në një komunikatë zyrtare, ME-ja pohon se ka analizuar raportet dhe trendët në sektorin e energjisë.
Nga ME-ja thonë se kanë bërë komente dhe sugjerime drejt ZRrE-së, me qëllim që të fokusohen në mënyrat se si të ulet niveli i propozuar i rritjes dhe për shpërndarjen e barrës së rritjes brenda grupeve të konsumatorëve.
“Në këtë drejtim, konsiderojmë se është e drejtë që rritja të mos prekë amvisëritë që konsumojnë më pak se 800 kWh dhe të shtohet numri i brezeve (blloqeve) të konsumit për konsumin mbi 800 kWh”, deklaron ME-ja.
Njoftimi i plotë: