Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rritja e çmimit të rrymës, ZRrE-ja jep detaje të reja

    14/01/2022 13:09
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), Ymer Fejzullahu, tha se janë duke shqyrtuar kërkesën për rritjen e çmimit të energjisë prej 7 për qind që në dhjetor u ka bërë KEDS-i.

    Kërkesa tha ai pas shqyrtimit do të jetë në diskutim publik për dy javë, ku secili institucion i përfshirë ka të drejtë që të jap mendimin e tij lidhur me këtë çështje.

    “Në ueb faqen e ZRrE janë kërkesat e të licencuarve për shqyrtim të jashtëzakonshëm, aty ka një kërkesë për rritje të tarifave të energjisë elektrike. ZRrE e ka për obligim, si institucion i pavarur të shqyrtoj dhe vlerësoj aplikacionet e të licencuarve dhe pas shqyrtimit do të publikojmë”.“… do t’i qesim në diskutim publik, sipas Ligjit janë dy javë ditë në diskutim publik. Kanë të drejtë secila palë të jap diskutimet e tyre”.

    “ZRrE kemi hap shqyrtimin e jashtëzakonshëm. Aplikacionet janë publike dhe mund të shihni se sa është kërkesa për rritje krahasim për vitin e kaluar”.Duke marrë për bazë që kërkesa është e jashtëzakonshme, për 45 ditë thotë ai do të përfundojë gjithçka.

    “Shqyrtimi i jashtëzakonshëm, maksimumi zgjat 45 ditë ku ky proces duhet të përfundoj. Ne jemi në brenda afateve jemi duke bërë përpjekje që ky proces të përfundoj brenda afateve”.“Po besoj që ju e dini që kriza ishte në gjithë Evropën. Po besoj që ajo nuk ishte e kënaqshme po ky ishte maksimumi që kemi bë edhe institucione”.Para gazetarëve ai ka folur edhe për mbledhjen e parë për këtë vit duke sqaruar pikat e miratuara.

    “Parametrat herc për furnizuesin me obligim të shërbimit universal në këtë rast është KESKO. Këta parametra janë për periudhë 3 vjeçare që përcaktohen dhe do të mbesin në fuqi e cila gjatë azhurnimeve vjetoreve meqenëse komponentët që varet prej tregut të energjisë ato do të azhurnohen ndërsa këto parametra do të mbesin më fuqi për periudhën 5 vjeçare”.

    “Pikë tjetër tha ai ka të bëjë edhe me shqyrtimin e aplikacioneve të gjeneratorëve me vetë konsum që kanë të bëjnë me panele solare. Shumica prej tyre ishin biznese, se që ishin konsumatorë shtëpiak”.

    Artikuj të ngjashëm

    Bekë Berisha tha se do ta votojë cilindo kandidat në votim të hapur, reagon Haradinaj

    Zemaj: Besojmë që VV-ja do ta gjejë mirëkuptimin që ta kryejë procedurën e zgjedhjes së kryeparlamentarit

    Bogujevci thotë se ‘‘procedurat janë shumë të kjarta”: Opozita s’ka votuar, ky është problem i madh

    Të Fundit

    Bekë Berisha tha se do ta votojë cilindo kandidat në votim të hapur, reagon Haradinaj

    Zemaj: Besojmë që VV-ja do ta gjejë mirëkuptimin që ta kryejë procedurën e zgjedhjes së kryeparlamentarit

    Bogujevci thotë se ‘‘procedurat janë shumë të kjarta”: Opozita s’ka votuar, ky është problem i madh

    Lushaku-Sadriu: Gjykata Kushtetuese i ka sqaruar procedurat, presim të respektohet rendi i ditës

    Haradinaj: Kurti e ka nda mendjen për me bo keq e më keq

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.