Lajme

“Rritja e buxhetit për siguri e domosdoshme” – Haradinaj: Projeksioni i Qeverisë në largim është nën minimumin e GDP`së

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se siguria sot është shndërruar në sfidë globale dhe se as Kosova s’duhet të bëjë përjashtim nga rritja e buxhetit për siguri.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “projeksioni i Qeverisë në largim për katër vitet e ardhshme (2026-2029) prej 920 milionë eurosh për mbrojtje është 1,7% e GDP, që është shumë nën minimumin e domosdoshëm prej 4% të GDP e që është kriter i vendosur nga NATO e SHBA dhe natyrisht i domosdoshëm edhe për Kosovën që aspiron të jetë anëtare e NATO-s”.
Postimi i tij i plotë:

Siguria sot është shndërruar në sfidë globale. Numri i shteteve që kanë ngritur buxhetin për siguri ka shënuar rritje enorme në dy vitet e fundit. Kërkesat që shtetet ta kenë kufirin minimal për mbrojtje 4% të GDP, jo vetëm se janë të arsyeshme por të domosdoshme.
As Kosova nuk duhet të bëjë përjashtim nga ky rregull.Projeksioni i Qeverisë në largim për katër vitet e ardhshme (2026-2029) prej 920 milionë eurosh për mbrojtje është 1,7% e GDP, që është shumë nën minimumin e domosdoshëm prej 4% të GDP e që është kriter i vendosur nga NATO e SHBA dhe natyrisht i domosdoshëm edhe për Kosovën që aspiron të jetë anëtare e NATO-s.

Kosova edhe pse është në fazat fillestare të investimeve për mbrojtje, duhet ta përshpejtojë hapin në përmbushjen e këtij kriteri, sepse siguria dhe anëtarësimi ynë në NATO, mbetet synimi ynë strategjik.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button