Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rritet përkrahja për anëtarësim në NATO, në vendin që u kërcënua nga Rusia

    14/03/2022 17:45
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Që prej se ka filluar agresioni në Ukrainë nga Rusia, shtetet përreth kanë filluar të mendojnë edhe për sigurinë e tyre. Vecmas Finlanda e cila u kërcënua nga Rusia se mund të përballet me pasoja nëse e mendon anëtarësimin në NATO. Bashkë me Finlandën Rusia kërcënoi edhe Suedinë.

    Si përggjigje Presidenti I Finlandës udhëtoi drejt Ëashingtonit, ku përvec mbështetjes politike u bë e ditur se pilotët finlandez do të shkojnë për trajnime në SHBA. Gjatë takimit me Presidentin e Finlandës, Presidenti I SHBA Joe Biden I telefonoi Kryeministres së Suedisë në shenjë përkrahjeje.

    Por, cfarë ka ndodhur në ndërkohë në vendet skandidave.

    Ish -kryeministri dhe kryediplomati suedez Carl Bild ka publikuar sondazhet që flasin se mbështetja në për anëtarësimin e Finlandës neutral janë rritur. Sipas Bildt, kjo nuk mund të jetë ndryshe as në rastin e Suedisë.

     “Tani mbështetja për të hyrë në NATO është rritur në 62% në Finlandë. Thjeshtë është e paimagjinueshme që Suedia të ndahet nga Finlanda në ndryshimin e politikës që po vjen” ka shkruar Bildt.

    Zëdhënësja ruse e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova një ditë pas fillimit të agresionit të Rusisë, më 25 shkurt,  kishte thënë se Moska do të duhet të kundërpërgjigjet nëse Suedia dhe Finlanda vendosin të bëhen anëtare e NATO-s.

    Zakharova tha se të gjitha vendet anëtare të OSBE-së, duke përfshirë Finlandën dhe Suedinë, kanë miratuar parimin se siguria e një vendi nuk mund të ndërtohet në kurriz të sigurisë së një vendi tjetër.

    Natyrisht, sipas saj, pranimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO, e cila është kryesisht një aleancë ushtarake, do të kishte pasoja të rënda ushtarake dhe politike.

    Në rast të një vendimi tjetër, sipas saj, Rusia ishte e detyruar të reagonte.

    Pas kësaj, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ftoi Suedinë dhe Finlandën të marrin pjesë në një samit virtual të NATO-s.

    Në të njëjtën ditë, kryeministrja finlandeze Sanna Marin tha se Finlanda do të jetë e gatshme të anëtarësohet në NATO “nëse siguria kombëtare kërcënohet”.

    Pak ditë më parë, Presidenti I Finlandës ka folur në telefon me Vladimir Putin duke u ofruar I gatshëm si ndërmjetësues në konfliktin Rusi -Ukrainë.

    Artikuj të ngjashëm

    Rutte bën paralajmërimin e frikshëm: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme të Xi dhe Putin 

    Trumpit i pëlqen nofka që i dha Rutte, e përdor pas kthimit në Amerikë: Babai është në shtëpi

    Kosova në qendër të vëmendjes në Samitin e NATO-s

    Të Fundit

    TCh: Prapa kontejnerëve në Theth është Prek Kodra – para 2 vitesh raportohej se kishte planifikuar atentat ndaj Kurtit 

    Don Xhon na prezanton me pasurinë e tij

    SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë

    “Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

    Përkujtohen të rënët e fshatit Morinë të Gjakovës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.