Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rritet numri i të prekurve me kancer në Kosovë, Kurtishi thotë se kushtet janë përmirësuar në Onkologji

    05/09/2024 18:23
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, Ka thënë se në krahasim me vitin e kaluar, në Kosovë është rritur numri i njerëzve të prekur nga kanceri për gati 7-10 për qind.

    Për Klankosova.tv, Kurtishi, theksoi se rritja është vërejtur edhe më shumë në tre muajt  e fundit.

    “Çdo ditë në Klinikë trajtohen nga 250-300 paicentë në shërbimin e kemioterapisë dhe 120-140 pacientë në Shërbimin e Radioterapisë, ndërsa në Shërbimin e Brahiterapisë 3-4 femra i nënshtrohen trajtimit me rrezatim të brendshëm kontaktues. Në reparte të Klinikës çdo ditë janë të hospitalizuara 11-12 pacientë. Deri në këtë muaj janë regjistruar 1 mijë e 430 raste të reja me kancer, me donimin të kancerit të gjirit te femrat me 325 raste të reja dhe 180 raste me kancer të mushkërive shumica te meshkujt. Në krahasim me vitin e kaluar, në Kosovë ka ngritje të diagnostimit me këtë sëmundje për gati 7-10 për qind”, thotë Kurtishi.

    Sa i përket ilaçeve, drejtori i Onkologjisë thotë se ky spital ka furnizim të mjaftueshëm me barna dhe se sipas tij, kushtet në klinikë janë përmirësuar.

    Tutje, ai bëri të ditur se së shpejti spitalit do t’i shtohen edhe disa karrige për pacientët onkologjikë e poashtu edhe do të pajiset me teknikat stereotactic të rrezatimit specifik të lezioneve të vogla në tru dhe organet të tjera.

    “Deri më sot kemi një furnizimin stabil me mbi 90 për qind të barërave të LBE. Kushtet janë përmirësuar dukshëm dhe këto javë kemi aktivizuar edhe sallën e dytë të kemioterapisë me ç’rast kemi 70-80 karrige onkologjike në disponim për trajtim të të sëmurëve me kancer, ndërsa në javët në vazhdim do të kemi edhe më shumë karrige onkologjike që do të lehtësojë edhe më shumë ofrimin e shërbimeve onkologjike në Klinikë. Sa i përket aparaturave radioterapeutike, Klinika e Onkologjisë është e pajisur me dy akceleratorë të gjeneratës së fundit me trajtimin e sëmundjeve malinje me metodat e reja të rrezatimit si IMRT, VMAT, sistemit laserik C-RAD dhe së shpejti edhe me teknikat stereotactic të rrezatimit specifik të lezioneve të vogla në tru dhe organet të tjera. Ndërsa shërbimi i Brahiterapisë kryen punë të suksesshme në trajtimin e sëmundjeve maline të organeve gjenitale të femrave, ku çdo vit mbi 150-180 femra trajtohen në këtë shërbim. Ndërsa shërbimi i Fizioterapisë dhe Psikologjisë në kuadër të Klinikës çdo ditë pune japin këshilla dhe trajtime për pacientët onkologjikë”, u shpreh Kurtishi,

    Artikuj të ngjashëm

    Punëtorët e sigurimit protestojnë sërish në QKUK – Azemi: Kërkojmë kontrata, dikush po luan me fatin e tyre

    E reja që ra nga lartësia në Fushë Kosovë në gjendje të rëndë – iu nënshtrua një operimi

     Bien nga kati i katërt gjatë pastrimit të dritareve – E reja në gjendje të rëndë

    Të Fundit

    S’ka kompromis e as konsensus, dështon sërish konstituimi i Kuvendit

    Pas alarmit për bombë: Vazhdon tentimi i 42-të për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit

    Çitaku: Edhe më të rrezikshme se kërcënimi me bombë janë prirjet totalitare të LVV-së

    Bekë Berisha tha se do ta votojë cilindo kandidat në votim të hapur, reagon Haradinaj

    Zemaj: Besojmë që VV-ja do ta gjejë mirëkuptimin që ta kryejë procedurën e zgjedhjes së kryeparlamentarit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.