Lajme

Rritet numri i të prekurve me HIV në Kosovë: 93 raste në gjashtë vite

Që nga viti 2019, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 93 raste me HIV, ndërsa numri i të prekurve ka shënuar rritje nga viti në vit.

Në vitin 2019, janë regjistruar vetëm 7 raste me HIV: 2 femra dhe 5 meshkuj.

Në vitin 2020, numri i të prekurve kishte rënë në 2 persona, një femër dhe një mashkull.

Ndërsa në vitin 2021, numri i rasteve me HIV arriti në 9 persona, prej të cilëve vetëm 1 ishte femër dhe 8 meshkuj.

Rritja vazhdoi edhe në vitin pasues. Gjatë vitit 2022, në Kosovë janë regjistruar 21 raste me HIV: 1 femër dhe 20 meshkuj.

Në vitin 2023, numri i të prekurve ishte 20, të gjithë meshkuj, ndërsa nuk u regjistrua asnjë rast te femrat.

Ndërkaq, në vitin 2024, numri i rasteve u rrit dukshëm, duke arritur gjithsej 34 persona, prej të cilëve 3 femra dhe 31 meshkuj.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), këto shifra tregojnë një trend të qartë rritës të rasteve me HIV gjatë gjashtë viteve të fundit.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button