Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka bërë të ditur se koha e pritjeve për të dalë nga Kosova, është rritur.
Bazuar në të dhënat e QKMK-së, pritjet për të dalë nga vendi përmes pikës kufitare të Dheut të Bardhë, shkojnë deri në 40 minuta.
Po ashtu, deri në 20 minuta po pritet edhe në pikëkalimin kufitar të Merdarës.