Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Rrini në hije nga ora 10:00-17:00”, IKShPK-ja jep disa këshilla për qytetarët si të mbrohen nga i nxehti

    25/06/2025 16:02
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka ndarë këshilla dhe rekomandime për qytetarët për t’u mbrojtur nga nxehtësia dhe temperaturat e larta.

    Në një postim në Facebook, IKShPK-ja thotë se vala e të nxehtit që po dominon këto ditë mund të ndikojë negativisht në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve, veçanërisht të grupeve të cenueshme.

    “Periudhat e zgjatura me temperatura të larta gjatë ditës dhe natës krijojnë stres të akumuluar në trup dhe rrisin rrezikun për sëmundje apo vdekje nga ekspozimi ndaj nxehtësisë. Paaftësia e trupit për të rregulluar temperaturën e brendshme dhe për të eliminuar nxehtësinë e grumbulluar gjatë këtyre periudhave rrit rrezikun për rraskapitje apo goditje nga nxehtësia. Përpjekja e trupit për t’u ftohur shton stresin edhe në zemër dhe veshka”.

    “Si pasojë, nxehtësia ekstreme mund të përkeqësojë gjendjen shëndetësore të personave me sëmundje kronike (si sëmundjet kardiovaskulare, mendore, respiratore dhe ato të lidhura me diabetin) dhe të shkaktojë dëmtime të shpejta të veshkave”, thuhet në njoftim.

    IKShPK më tej shton se këshillat dhe ndërhyrjet praktike, si në nivel individual ashtu edhe në nivel komunitar e institucional, mund të shpëtojnë jetë.

    Veprimet që duhet të ndërmerren për t’u mbrojtur nga nxehtësia i keni si më poshtë:

    Qëndroni larg të nxehtit;

    Shmangni daljet jashtë dhe aktivitetet e rënda gjatë kohës më të nxehtë të ditës;

    Qëndroni në hije. Mos harroni se temperaturat e perceptuara në diell mund të jenë 10–15 ˚C më të larta;

    Kaloni 2–3 orë gjatë ditës në një vend të freskët;

    Jini të vetëdijshëm për rreziqet dhe qëndroni të informuar për paralajmërimet zyrtare mbi temperaturat e larta;

    Mbajeni shtëpinë tuaj të freskët;

    Përdorni ajrin e natës për të ftohur shtëpinë duke hapur dritaret në mbrëmje, kur temperatura e jashtme është më e ulët;

    Gjatë ditës, kur temperaturat janë më të larta jashtë, mbyllni dritaret dhe mbulojini me perde apo materiale që pengojnë rrezet e diellit;

    Fikni sa më shumë pajisje elektrike;

    Përdorni ventilatorë elektrikë vetëm kur temperatura është nën 40 ˚C;

    Nëse përdorni kondicioner, vendosni termostatin në 27 ˚C dhe ndizni një ventilator – kjo e bën ambientin të ndjehet deri në 4 ˚C më i freskët dhe mund të kursejë deri në 70% në faturën e energjisë për ftohje;

    Mos harroni se në hije jashtë mund të jetë më freskët se brenda;

    Mbajeni trupin të freskët dhe të hidratuar;

    Vishuni me rroba të lehta, të lirshme dhe nga pambuku;

    Bëni dush ose banjë të freskët;

    Lagni lëkurën me një leckë të lagur, spërkatje ose veshje të lagura;

    Pini ujë rregullisht – të paktën 1 gotë në orë dhe 2–3 litra në ditë;

    Kontaktoni rregullisht me personat e pambrojtur – veçanërisht me të moshuarit mbi 65 vjeç dhe personat me sëmundje kronike, aftësi të kufizuara ose që jetojnë vetëm;

    Mbroni foshnjat dhe fëmijët;

    Mos i lini kurrë fëmijët apo kafshët në automjete të parkuara – temperatura rritet shpejt në mënyrë të rrezikshme;

    Shmangni ekspozimin direkt në diell nga ora 10:00 deri në 17:00 – qëndroni në hije ose brenda;

    Hija mund të ulë ndjesinë e nxehtësisë për më shumë se 10 ˚C;

    Mos mbuloni kurrë karrocën e fëmijës me pëlhurë të thatë – kjo rrit temperaturën brenda saj. Përdorni një pëlhurë të lagur, të hollë, dhe freskojeni herë pas here;

    Vishni fëmijët me rroba të lehta e të lirshme që mbulojnë lëkurën, përdorni kapele me buzë të gjera, syze dielli dhe krem mbrojtës kundër rrezeve UV;

    Ndiqni të gjitha udhëzimet për mbajtjen e shtëpisë së freskët për të ruajtur një temperaturë të sigurt brenda saj.

    Artikuj të ngjashëm

    Ish-ushtari i UÇK-së nga Skenderaj shpëton një 4-vjeçar nga aksidenti: I dua fëmijët, sepse 15 vite nuk kam pasur fëmijë

    Krasniqi i përgjigjet Abdixhikut: Unë flas në emër të 24 deputetëve, mua më takon me i kërku edhe votat

    “Jo më masakra me 40 euro shezlloni”, kryetari i Lezhës: Katër euro në qendër të Shëngjinit, pesë euro në Ranën e Hedhun

    Të Fundit

    Ish-ushtari i UÇK-së nga Skenderaj shpëton një 4-vjeçar nga aksidenti: I dua fëmijët, sepse 15 vite nuk kam pasur fëmijë

    Krasniqi i përgjigjet Abdixhikut: Unë flas në emër të 24 deputetëve, mua më takon me i kërku edhe votat

    “Jo më masakra me 40 euro shezlloni”, kryetari i Lezhës: Katër euro në qendër të Shëngjinit, pesë euro në Ranën e Hedhun

    Gjendet shëndosh e mirë 85 vjeçari nga Gorozhupi i Prizrenit

    Izraeli thotë se programi bërthamor i Iranit “është kthyer disa vite mbrapa”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.