Dy persona raportohet se janë përfshirë në një rrahje pas një mosmarrëveshjeje në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës, rreth orës 09:30.
Pas inicimit të rastit dhe konsultimit me prokurorin, njëri nga të dyshuarit është liruar, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje.