Në çdo pranverë, këta janë mysafirët e rregullt.
Punëtorët e kompanisë që merren me dezinsketim të rriqrave si çdo vit, edhe këtë të martë shkuan në oborrin e shtëpisë së Isak Halitaj.
Ky banor i fshatit Senik të Malishevës, tregon që edhe vet ka kërkuar ndihmë mjekësorë për shkak të pickimit nga rriqra.
“Vallah rregullisht kemi pas probleme edhe kemi me rriqra nuk e di del pranvera deri ne shtator deri në tetor këtu rriqra janë problem. Prej familjes teme vetëm unë jam pickuar një ditë me një rriqen të vogël”, shprehet Isak Halitaj, banor i fshatit Senik.
E jo vetëm në Senik, spërkatja e rriqrave po bëhet edhe në disa fshatra tjerë të Malishevës.
Por nga komuna thonë se këto hapësira të cilat i mbulojnë nuk janë të mjaftueshme.
“Komuna e Malishevës me ndarje e buxhetit vetanak ka kontribuar në spërkatjen duke e kontraktuar operatorin ekonomik. Për vitin 2024, me 22 ka filluar spërkatja, deri me tani janë spërkatur 10 fshatra. Për vlerën e kontratës nuk jam e thirrur të flas, po është sasia 2500 hektar, po duhet të theksojmë se kjo sasi nuk është mjaftueshme për trajtimin e 39 zonave endemike”, thotë Halit Mazreku, menaxher emergjencave në Komunën e Malishevës.
E nga janari i këtij viti e deri me tani, në Malishevë janë evidentuar afro 600 raste të pickimit nga rriqëra.
“Me ngritje e temperaturave, kanë filluar rastet të rriten krahasuar me vite e kaluar ka një rritje të lehtë. Këtë vit në bazë të listës, numri deri me datën 3.06 janë 598 raste të pickuara nga rriqra. Fatbardhësisht viteve të fundit përveç raste të pickuar nuk kemi raste me sëmundje te etheve hemorragjike”, Afrim Krasniqi, drejtor në QKMF-në e Malishevës.
Komuna e Malishevës këtë vit ka ndarë mbi 59 mijë euro për spërkatjen e tokave në zonat endemike nga ethet hemorragjike.