sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rreth 50 mijë qytetarë kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës anti-Covid

    03/07/2021 13:47
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në 48 mijë e 437 ka shkuar numri i qytetarëve të cilët kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës anti-COVID ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë të shtunën në raportin ditor.

    Sipas të dhënave, deri tash janë ndarë gjithsej 204 mijë e 774 doza të vaksinave kundër virusit.

    Kosova vazhdon të ndajë vetëm vaksinat “Pfizer” e “AstraZeneca”. Deri vonë shteti ka kryer vaksinimet me doza të dhuruara nga aleanca COVAX dhe Bashkimi Evropian, ndërsa në fillim të javës erdhën rreth 190 mijë doza “Pfizer” të blera. Qeveria ka njoftuar se ka blerë mbi 1.2 milionë doza të kësaj vaksine, e që duhet të arrijnë deri në fund të vitit.

    Me ardhjen e dozave të blera ka nisur të rritet edhe numri i vaksinimeve ditore. Vetëm në 24 orët e fundit janë administruar 11 mijë e 900 doza. Shifra paraqet ditën rekord të vaksinimeve që nga 15 qershori kur është paraparë të nisë procesi i vaksinimit masiv.

    Të shtunën Kosova ka pranuar edhe mbi 180 mijë doza të vaksinës “AstraZeneca” donacion nga Norvegjia.

    Artikuj të ngjashëm

    121 raste aktive me koronavirus në Kosovë

    9 raste të reja me COVID-19

    ​MSH siguron 85 mijë doza të vaksinës kundër gripit sezonal

    Të Fundit

    Ky është 76-vjeçari që vdiq si pasojë e zjarrit në shtëpinë e tij në Malishevë

    Babai i deputetes Doarsa Kica-Xhelili flet për Kurtin: Jemi me fat që e kemi, është një enciklopedi e gjallë

    Babai i deputetes Doarsa Kica-Xhelili flet për Kurtin: Jemi me fat që e kemi, është një enciklopedi e gjallë 

    Çeku: Brenda pesë viteve, do të ndërtohen e rinovohen 27 stadiume

    Subvencionimi për pajisje efiçiente për ngrohje, detaje se si mund të aplikojnë qytetarët

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.