sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rrehen për një kabllo elektrike, policia arreston tre persona në Rahovec

    04/07/2021 08:25
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Policia në Rahovec ka arrestuar tre persona, të cilët pas një mosmarrëveshjeje rreth një kabllo të rrjetit elektrik, kanë sulmuar fizikisht një tjetër.

    Rasti ka ndodhur në fshatin Kramovik të Rahovecit, ku të dyshuarit fillimisht kanë pasur një mosmarrëveshje rreth një kabllo të rrjetit elektrik, dhe kanë sulmuar viktimën të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore.

    I lënduari dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të të dyshuarve dhe automjeteve të tyre.

    Policia në vendngjarje ka gjetur dhe konfiskuar një plumb dhe një predhë në kabinën e kamionit.

    Po ashtu, është konfiskuar një pistoletë me karikator dhe pesë fishekë.

    “Fsh. Kramovik, Rahovec 03.07.2021-17:20. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit derisa ishin duke drejtuar kamionët e tyre,  për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me një kabllo të rrjetit elektrik kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin tjetër mashkull kosovar të cilit i kanë shkaktuar lëndime. I dyshuari-i lënduar dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dyshuarve dhe automjeteve të tyre. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja, një plumb cal-9 mm, dhe një predhë në kabinën e kamionit. Po ashtu, nga i dyshuari-lënduari njësitet policore kanë konfiskuar një pistoletë, prodhim turk, me karikator dhe pesë fishekë, e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast, ndërsa gjatë bastisjes në shtëpinë e tij nuk është gjetur asgjë e dyshuar. I dyshuari-lënduari është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjakovë, ndërsa tre të dyshuarit tjerë pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje:, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

    Artikuj të ngjashëm

    Gara në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia gjobit 21 persona

    Vdes një 42 vjeçar në Gjakovë, policia nis hetimet

    Policia kërkon ndihmë për gjetjen e Filiq Slavisa, i akuzuar për krime lufte

    Të Fundit

    Këto janë dëmet që shkaktoi era në Istog dhe Pejë

    Raportet SHBA-Kosovë, Opozita kërkon më shumë seriozitet nga Qeveria

    Aktakuza e Prokurorisë: 11-vjeçarja në Prishtinë u dhunua dhe u keqpërdor seksualisht

    BE zbaton sot vendimin për ndalimin e importit të naftës ruse

    Në Shqipëri zhduken 36 të mitur nga Siria dhe Irani

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.