Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rregullat e vizitave në burgun e Speciales përfshijnë kontrolle të rrepta dhe privatësi të plotë

    06/07/2021 11:07
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjykata Speciale ka vendosur që nga 15 korriku t’i lejojë të afërmit e ngushtë të të akuzuarve t’i vizitojnë familjarët e tyre që po mbahen në paraburgim në Hagë.

    Sipas përkufizimit në Rregulloren e Paraburgimit, në të afërm të ngushtë përfshihen bashkëshortja/bashkëshorti, partnerja/partneri, prindërit, fëmija, nipi/mbesa, vëllai, motra (ku përfshihen edhe vëllezër e motra vetëm prej nënës ose babait dhe vëllezër e motra të gjetura), gjyshërit, dhëndri dhe nusja. Të gjithë këta do të lejohen të kalojnë kohë me të afërmit e tyre në paraburgimin e Speciales, pa u vëzhguar nga punëtorët e Scheveningen, vendit ku po mbahen ish-krerët e UÇK-së.

    Specialja i ka kushtuar kujdes të veçantë organizimit të vizitave prej familjes në bazë të një procedure të thjeshtuar. Takimet personale ndërmjet të paraburgosurit dhe bashkëshortes/bashkëshortit dhe fëmijëve të të paraburgosurve realizohen në një vend të përshtatshëm brenda objektit të paraburgimit ku lejohet kontakt fizik. Ambienti është jashtë rrezes së shikimit dhe dëgjimit të oficerëve të paraburgimit.

    Shefi i paraburgimit mund të vendosë kufizime për vizitat dhe komunikimet, përfshirë edhe kufizime kohore, duke u bazuar në planin ditor të punës të objektit të paraburgimit dhe disponueshmërinë e personelit. Orari i vizitave mund të ndryshojë në rast se të paraburgosurit apo vizitorit nuk i përshtatet, thuhet në këtë rregullore.

    Sipas të njëjtës rregullore, çdo send i marrë nga jashtë objektit të paraburgimit, përfshirë çdo send të sjellë nga një vizitor, i nënshtrohet kontrolleve të sigurisë së objektit të paraburgimit dhe, sipas rastit, mund të kontrollohet me përdorimin e aparateve me rreze Rëntgen dhe të pajisjeve të tjera kontrolluese.

    “Vizitorët nuk mund të shkëmbejnë sende drejtpërsëdrejti me të paraburgosurit gjatë vizitës. Shefi i paraburgimit mund të lëshojë udhëzime në bazë të rregullës 4.6 të Rregullores së Paraburgimit mbi procedurat e sjelljes së sendeve për të paraburgosurit. 3. Kreu IV i këtij Udhëzuesi Pune zbatohet mutatis mutandis për dokumente shkresore që një vizitor sjell për të paraburgosurin”, thuhet ndër tjerash në këtë rregullore.

    I paraburgosuri lejohet të shpenzojë kohë me bashkëshorten/bashkëshortin, partneren/partnerin dhe me fëmijët në vizitë private të paktën një herë në tre muaj me kohëzgjatje deri në tri orë.

    “Vizitat private kryhen jashtë rrezes së shikimit dhe dëgjimit të oficerëve të paraburgimit”, thotë rregullorja.

    Për këtë qëllim, në objektin e paraburgimit vihet në dispozicion një vend i përshtatshëm, duke u kushtuar vëmendjen dhe kujdesin e duhur sigurisë dhe dinjitetit.

    “Në kërkesën e parë për vizitë private, vizitori i paraqet me shkrim Njësisë së Paraburgimit formularin e kërkesës të plotësuar dhe të nënshkruar, në përputhje me nenin 11 të këtij Udhëzuesi Pune. Së bashku me formularin e kërkesës vizitori jep informacionin dhe dokumentacionin e kërkuar në formularin e kërkesës, ndër të cilat një kopje të faqes me fotografi të pasaportës së vizitorit dhe dokumente ose prova të gjendjes martesore, ose të marrëdhënies së bashkëjetesës dhe/ose lidhjes prindërore. 4Pas verifikimit dhe miratimit të vizitës private, shefi i paraburgimit njofton të paraburgosurin dhe vizitorin. Pas vizitës së parë private, vizitorët të cilëve shefi i paraburgimit u ka miratuarleje për vizita private, nuk kanë nevojë të dorëzojnë përsëri dokumentacionin e përcaktuar në paragrafin 3, përveçse kur shefi i paraburgimit e kërkon këtë posaçërisht. Shefi i paraburgimit u jep këtyre vizitorëve të miratuar informacion për caktimin e vizitave private të mëtejshme. 6. Shefi i paraburgimit mund të lëshojë udhëzime në përputhje me rregullën 4.6 të Rregullores së Paraburgimit për procedurat që zbatohen për vizitat private dhe kryerjen e vizitave private”, thuhet në pjesën e rregullores që përshkruan procedurat deri te realizimi i një vizite.

    Në rast se ndonjë i paraburgosur lirohet dhe dëshiron ta vizitojë dikë prej atyre që vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim, Administratori mund ta refuzojë kërkesën e tij, specifikohet në këtë rregullore.

    Vizitat nga anëtarët më të gjerë të familjeve të të paraburgosurve pritet të nisin në gusht-shtator.

    Të Fundit

    Kurti mbledh sot qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës

    Netanyahu pas takimit me Trump: Synimi është eliminimi i Hamasit dhe lirimi i pengjeve në Gaza

    Zjarr masiv në Marsejë të Francës, mbi 100 persona të lënduar

    Fillojnë kërcënimet ndaj policëve në Lipjan: Profili falso publikon foton e njërit prej tyre dhe të gruas së tij me mbishkrimin: “Rritet numri i terroristëve në Kosovo Police”

    Ngjarja që tronditi vendin, sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.