Rregullat e EURO 2020 për kartonët e verdhë dhe pezullimet: kur fshihen ato dhe a mund të pezullohen lojtarët për në finale?

Faqja zyrtare e UEFA-s ka publikuar rregullat në lidhje me kartonët e verdhë gjatë Euro 2020, teksa ka dhënë shumë sqarime rreth tyre.

Euro 2020 ka hyrë në fazën e nxehtë, pasi tashmë kanë mbetur vetëm tetë kombëtare, të cilat luftojnë për trofeun e madh.

Cilat janë rregullat për kartonët e verdhë në UEFA EURO 2020?

Neni 52.02 (b) i rregullores zyrtare të UEFA EURO 2020

Një lojtar pezullohet për ndeshjen tjetër të garës pas dy ndëshkimeve në dy ndeshje të ndryshme.

Kur fshihen kartonët e verdhë?

Neni 52.05

Ndëshkimet skadojnë me përfundimin e çerekfinaleve. Ato nuk barten në gjysmëfinale.

A do të thotë kjo që një lojtar nuk mund të ndalohet për në finale si rezultat i dy kartonëve të verdhë të marra gjatë turneut?

Saktë. Kartonët fshihet pas çerekfinaleve, që do të thotë se një lojtar mund të pezullohet vetëm në finale nëse merr një karton të kuq në gjysmëfinale.

Kush është i pezulluar për ndeshjet çerekfinale?

ZvicërGranit Xhaka

Kush është një kartonë larg që të humbasë gjysmëfinalet?

BelgjikëToby Alderweireld, Thorgan Hazard, Thomas Vermaelen

Republika ÇekeVladimir Coufal, Adam Hlozek, Josef Masopust

DanimarkëMikkel Damsgaard, Thomas Delaney, Mathias Jensen, Daniel Wass

ItaliNico Barella, Giovanni Di Lorenzo, Matteo Pessina

SpanjëJordi Alba, Sergio Busquets, Rodri, Pau Torres

ZvicërManuel Akanji, Nico Elvedi, Breel Embolo, Mario Gavranovic, Mbabu, Ricardo Rodriguez, Fabian Schar.

Reklama