Rrëfimi i zyrtares për presionin që iu ushtrua në Ministrinë e Çekut, Rama: Kjo është fytyra e vërtetë e VV-së, krejt në burg keni me përfundu
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pasi një menaxhere personeli në Agjencinë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës që kontrollohet nga Ministria e Kulturës, rrëfeu se ka pasur presion për ta nënshkruar emërimin e Imer Hakajt si ushtrues detyre i Drejtorit në këtë Agjenci, i cili njihet edhe si person i afërt me Ministrin në detyrë, Hajrulla Çeku.
Rama në postimin e tij ka thënë se Hakaj është kryeinspektori që i ka ndalur punimet në Sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë.
Rama ka thënë se punimet janë ndalur pa asnjë vendim she jashtëligjshëm. Sipas tij kjo është fytyra e vërtetë e Vetëvendosjes, që bllokon përmes njerëzve të emëruar jashtë ligjshëm.
Postimi i plotë:
KJO ËSHTË FYTYRA E VËRTETË E KËTIJ SEKTI QË MENDON SE QËNDRON MBI LIGJIN DHE MBI VETË QYTETARËT!
Ky është kryeinspektori që i ka nal jashtëligjshëm punimet në Sheshin “Xhorxh Bush” në Kryeqytet!
Jashtëligjshëm siç është emëruar!
Ai ka dal atë ditë në terren i ka ndal punimet pa asnjë vendim dhe pa ju referu asnjë ligji!!
Sepse këta janë mbi ligjin!
Kjo, është fytyra e vërtetë e Vetëvendosjes: jashtëligjshëm bllokon përmes njerëzve që jashtëligjshëm i emëron dhe pastaj krejt bashkë i shkelin ligjet e Republikës së Kosovës sipas agjendave të partisë!
Krejt keni me përfundu në burg!