Kur po shënohej viti 1991, Serbia po zhvillonte luftë ndaj Kroacisë, e në këtë luftë në ndihme kroatëve u dolën edhe shqiptarët, ku rreth 3 mijë prej tyre llogariten sipas të dhënave të Bashkësisë së shoqatave të vullnetarëve të Luftës atdhetare, Kroacinë në vitin 1991 e kanë mbrojtur rreth 3 mijë vullnetarë shqiptarë, nga të cilët 86 janë vrarë, 37 janë zhdukur, dhe mbi 500 janë plagosur, shkruan GazetaDemos.
Në mesin e atyre që iu bashkua kësaj ushtrie ishte edhe Bedri Kadrija nga Veshella i Tetovës i cili si 19-vjeçar u vesh me uniformë ushtarake dhe rroku armën në këtë luftë.
Por, Kadrija ishte zënë rob nga ushtria e Arkanit i cili, për t’i shpëtuar shokët e tij kroatë, kishte dal i ç’armatosur dhe ishte dorëzuar gjatë një beteje.
Ai në një intervistë për GazetënDemos rrëfen atë moment i cili kishte përfunduar në tortura mjaftë të rënda më pas.
“Brenda tre muajve kam qenë tre herë i arrestuar, ku herën e fundit më kanë mbajtur vetëm 15 ditë në burg, se ma dhanë dënimin me më pru në Vukovar, aty edhe ku ka ndodhur edhe ai inqizim, pra ka qenë në vitin 1991 afër një fabrike, ku unë kam qenë me disa kroatë, po për t’i shpëtuar kroatët, unë e lash armatimin e dola veq vet, po më kanë shpëtuar teshat e ushtrisë jugosllave që i kam pasur vesh, ani pse kam pasur tortura shumë të rënda”, ka deklaruar për Demos, protagonisti i videos.
Kjo video e publikuar në rrjete sociale është bërë virale, për faktin se si një 19-vjeçar nuk iu trem syrit përball Arkanit, i cili në një moment i flet edhe shqip ushtarit shqiptar të zënë rob, ndërsa edhe e godet.
Por pas lirimit të tij, Kadrija tani 50-vjeçar shprehet se është intervsituar nga gazetarët të cilët kanë qenë një numër i madh i tyre, por vetëm gazetarët serbë janë lejuar të xhirojnë.
“Ajo është vetëm një pjesë e vogël e asaj se çfarë ka ndodhur, por pas asaj që shihet në atë video unë jam liruar, e pas asaj jam pritur nga një numër i madh i gazetarëve, ku ka pasur edhe të mediave të huaja, mirëpo atyre nuk u është lejuar të xhirojnë, por vetëm dy mediave serbe që kanë qenë, ato janë lejuar të xhirojnë”, ka shtuar ai.
Kur janë bërë 31 vite nga ajo ngjarje, Bedri Kadrija është lënë në harresë të të gjithëve, pasi nuk i është ofruar asnjë ndihmë nga shteti kroat, ndërsa tani merret me bagëti, ku edhe e kalon shumicën e kohës.
“Prej asaj kohe, askush nuk është interesuar për mua, kroatët nganjëherë më kontaktonin për me më pyet për shëndetin, mirëpo nuk kam marr asnjë ndihmë deri më tani, sot jam puntor i thjeshtë dhe merrem me bagëti”, ka përfunduar Kadrija.