Rrëfimi i shokut që ishte bashkë në autobus me dy nxënësit që u vranë në Gllogjan

Blendi Mustafaj, shoku i dy nxënësve që mbetën të vrarë si pasojë e sulmit me armë zjarri në Gjllogjan, i cili ishte gjithashtu i pranishëm atë natë në autobus, përmes Facebookut, ka rrëfyer për ditën kur ndodhi rasti tragjik dhe momentet e tyre të fundit së bashku, shkruan Gazeta Demos.

“Qe edhe 5 minuta edhe mrrim Blend, nashta ka dalë dikush me t’pritë se po bjen shi e ti ki me ec kogja shumë, po po qysh nuk dalin, nëse babi jo, vllavi 100% , ani burrë veç mos u lag. Mbërrijtëm bre tash, e u ndalem bre kishe mbërrimë në stacion tonë, por jo bre jo jo jo, ishim kon ndalë gabim bre, Zot na nxansa kem bre Zot, kërkujt borxh nuk ja patem me na pre rrugën me armë në dorë, ajo armës htiu mbi neve dhe gjithçka u bo terr”, ka rrëfyer nxënësi që ndodhej në autobus.

Tutje ai ka rrëfyer për mënyrën se si iu ka bërë thirrje shokëve të tij që të mos dorëzohen.

“Me jepi Zoti forcë u qova, çka me u qu Gentë motër qu bre, ça je rrëzu, o Led qu se babi po t’thirrë n’telefon, qohuni bre mos na leni, qohuni bre se edhe buka po ju ftofet, qohuni bre se tash kemi festë për 28 nentor, o qohuni bre shokë, o shofer qohu vozit, qohu nisu mos na le këtu, ska pergjigje, o kape, o merre, o thirre bre kta, o ata bre, o shkruj ktij, o ishalla na del dikush në ndihmë, në ndihmë po po, edhe në ndihmë na dulen, nejse, o kape bre qe u nisën për spital, me ja japë ndihmën e parë edhe pshtojnë, u nisëm edhe na për spital, se mbetem qashtu, kuku çka na gjetë, o Zot bre pse o Zot, mos bre Zot, krejt rrugën bre motër e vëlla jom lutë për juve, mbrriva unë n’spital në Deçan, unë mirë, po mendja te ju, thanë i qunë për Pejë se kanë nevojë për Pejë”, ka shtuar Blend Mustafaj.

Tutje ai ka rrëfyer për momentin kur e ka kuptuar se dy shokët e tij të ngushtë kanë vdekur.

“Erdhi mëngjesi, krejt u qunë t’shpisë bashkë, këta e kishin bo në plan me m’tregu mu se kanë vdek, po kërkush nuk e merrke guximin me m’thonë kanë vdekë, u ulëm në sallon atë mëngjes herët, ata ishin qu mu bo gati për me prit njerëz tash e une se disha, tu fol krejt tu e kqyr njoni-tjetrin n’sy, fol ti, hajt ti. Vllavi jem sa hijke sa dilke për dere, e pa qe osht momenti me m’tregu, po ma bon vlla ti je i fort, bonu i fort, Genta e Ledi kanë vdekë, haj Zot i madh ça u bo tash n’këtë mëngjes kërkush nuk mujti me mi ndal lotët”, ka rrëfyer nxënësi.

Postimi i plotë:

Reklama