Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rrëfimi i një të mbijetuari të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

    14/07/2025 21:56
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në episodin e parë të ciklit të ri të emisionit “Debat Plus”, para publikut vjen një rrëfim rrëqethës e tronditës nga një i mbijetuar i luftës në Kosovë.

    Kjo dëshmi nuk është vetëm për të dokumentuar krimet e kryera, por për të thyer heshtjen që për vite kishte rënduar mbi barrën e përjetimit dhe dhunës.

    Emisioni nisi me një reflektim mbi jetën e para luftës e të mbijetuarit të dhunës seksuale nga forcat serbe – një jetë modeste në një fshat malor, e mbushur me vështirësi, punë si arsimtar dhe përpjekje për një jetë të dinjitetshme.

    Por, ngjarjet që ndodhin në vitin 1998-1999 shënuan pikën e kthesës.

    Ishte periudha kur ai për herë të parë dëgjoi për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e cila po luftonte forcat serbe, pikërisht atëherë frika, dhuna dhe persekutimi hynë në mënyrë brutale në jetën e tij dhe të familjes së tij.

    Rrëfimi i tij përfshin ndarjen nga gruaja dhe fëmijët, djegien e fshatit, depërtimin me dhunë, rrahjet, poshtërimin dhe aktet e dhunës seksuale ndaj tij.

    “Tmerr çka s’ta merr mendja hiq. E filloi lufta edhe neve si zakonisht, e kemi pas punktin e policisë dy kilometra prej fshatit tonë edhe gjithë kemi qenë me frikë, hyjshin policia vazhdimisht, çdo dy ditë, na gjithë kemi fjetë në mal, më së zori e kanë pas fëmija edhe gratë, se prapë na iknim por fëmija e gratë e kanë pas zor, se ka pas herë që me ka dy ditë s’kemi hangër bukë… Ujë pijshim se gjenim përrockave, e me hangër ka ndodhë dy ditë s’kemi hangër”, ka rrëfyer ai.

    “… me maska vinin, dy ofansiva kanë hy në fshat tonë. Ofansiven e parë s’kanë mujt s’kanë mujt me më za, ndërsa, në ofansiven e dytë me kanë za dhe na kanë mbledhë në fshat aty, kemi qenë 480 vetë, kurr s’e harroj atë 480 vetë edhe na kanë mbleshë një arë edhe e kanë djegë tërë fshatin…Po, po krejt, edhe gra e fëmijë i kanë marrë i kanë qu për , neve burrave na kanë mbledhë në një arë edhe, se e dinin disa gjuhën, unë s’e kam ditë gjuhën serbe, thamë, çka bahet me neve, thanë, me juve po ju pret masakra e * se dy ditë kanë hy në e kanë kry masakrën, tani kanë hy në fshatin tonë”, ka rrëfyer ai..

    Në këtë rrëfim rrëqethës, i mbijetuari tregon se si u kap nga forcat serbe, bashkë me 480 burra të tjerë nga fshati dhe zona përreth, dhe u dërgua në drejtim të , me tanke para e mbrapa, të shtyrë e të rrahur brutalisht.

    “Po pas masakrës së **në ora 4 u kry ofansiva, ata qysh thoshin, edhe u mblidhen të shkolla në fshat aty që janë mbledh ushtria, policia krejt me maska, të ngjyrosur, edhe tha, u kry ofansiva, tha me sukses edhe këta krejt me i marrë e me i qu në **…. edhe kah jemi shku rrugës në fshatin ***, **”, ka thënë ai.

    Dy herë ai përjetoi dhunë seksuale nga policë serbë – njëri prej tyre e urinoi mbi trupin e tij të përgjakur dhe të rrëzuar në dysheme.

    “… edhe veç ma ka ba me gisht hajde, edhe na kanë qu e kemi shkarku zhavorin e kena maru si punkt edhe me kanë marr mu me kanë shti mrena në shpi të edhe me kanë dhunu.…Jo, unë kam qenë një dhomë vetëm edhe krejt ata gjashtë kanë qenë, i kanë qu tjetër vend…Krejt të maskum, edhe më ka ra të fikt, unë s’kam ditë kurgja hiq, kur më ka dal çpia(më ka ardhë vetëdija), më urinonte, një polic, kur kqyri krejt gjak isha kanë….edhe më ka rrokë grykë automati në shpinë, bile i kam shenjat në shpinë edhe më ka thanë serbisht hyn në kolonë”, ka rrëfyer ai.

    Përmes zërit të tij të thyer por të vendosur, dëshmitari solli një kujtesë të gjallë për tmerret që ndodhën në luftën e fundit në Kosovë.

    Ky rrëfim nuk është vetëm dokument i së shkuarës, por një thirrje për drejtësi dhe një kujtim i gjallë për brezat e sotëm e të ardhshëm që të mos harrojnë. Kjo është vetëm një nga shumë dëshmitë që emisioni “Debat Plus” do të sjellë në ciklin e tij të ri, i cili synon të ndriçojë të vërtetat e pathëna të luftës përmes zërave të atyre që mbijetuan.

    Artikuj të ngjashëm

    Rrëfimi për dhunën seksuale gjatë luftës, e mbijetuara: Në një dhomë isha unë, në tjetrën motra

    “MBI 20 PLAGË”, vëllai tregon se si ishte gjendja e trupit të Agonit

    Gjashtë raste të dhunës në familje në 24-orë në Kosovë

    Të Fundit

    Putin paralajmëron BE-në: Refuzimi i gazit rus ka pasoja të rënda

    Paris Guri i flet greqisht Kurtit: Albin, je lidh emocionalisht me Greqinë, por Kuvendi nuk konstituohet atje, eja në Prishtinë

    KFOR patrullon në Prizren – forcat italiane angazhohen për siguri dhe stabilitet

    Nesër mbahet seanca gjyqësore për rastin “Banjska”

    Visar Azemi: Po kandidoj për kryetar të Ferizajt me vullnet e plan, bashkë mundemi me çu përpara qytetin

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.