Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rrëfimi i hoxhë Tërshani që varrosi viktimat e Masakrës së Reçakut

    15/01/2024 18:37
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Hoxhë Isë Tërshani, që varrosi viktimat e Masakrës së Reçakut, në TV Dukagjini ka thënë se sa here vjen 15 janari, shpirtrat e qytetarëve të Kosovës, me theks familjarët e të masakruarve të Reçakut ringjall ndjenjat e tmerrit, dhimbjes, trishtimit, por njëkohësisht edhe ndjenjat e krenarisë.

    “Ata njerëz, ata burra, ato gra sakrifikuan jetën e tyre për gjënë më të shtrenjtë, për lirinë e këtij vendi”, ka thënë hoxhë Tërshani.

    “Si u njoftova për Masakrën e Reçakut, ditën e nesërme isha në xhami përkundër krismave të shumta që u dëgjuan në natën e 15 janarit, ne në qytezën e Shtimës nuk kishim informacione se çfarë kishte ngjarë në Reçak. Ndërsa para namazit të drekës, disa persona na treguan se në Reçak kishte ndodhur një masakër e madhe, një tmerr i paparë, një ‘kasaphane’”, ka thënë hoxhë Tërshani.

    Hoxhë Tërshani është shprehur se si çdo herë që njeriu nuk dëshiron të shoh diçka shpreson të mos jetë e vërtetë.

    “Kam menduar, kam shpresuar se nuk janë të vërteta ato fjalë sepse në rrethanat e luftërave ndodhin informacione të ndryshme, por fatkeqësisht kjo kishte qenë e vërteta”, ka thënë tutje ai.

    “Nuk kemi shkuar atë ditë në Reçak, ishte e pamundur, rrugët ishin të mbyllura. Qysh ditën e nesërme ka qenë mundësia për të shkuar në Reçak”, ka shtuar hoxhë Tërshani, duke theksuar se në momentin kur Walker kishte parë viktimat e kishte emërtuar atë si “masakër kundër njerëzimit”.

    Tërshani ka shtuar se viktimat ishin dërguar në xhami sepse nuk kishte vend tjetër ku të qëndronin.

    “Katër ditë para se t’i sjellnin viktimat në xhaminë e Reçakut pasi xhandarmëria dhe policia serbe i kishin marrë, ata kishin qëndruar në morgun e spitalit të Prishtinës përafërisht një muaj. Atë ditë kisha një varrim kur më ftuan në stacionin policor. U thashë që po sa ta mbaroj varrimin do ta mbaroj varrimin unë do të vi. Pasi mbarova varrimin, hyra në veturë dhe shkova në stacionin policor dhe më futën tek zyra e ish-komandantit. Në fillim biseda ishte e qetë”, ka rrëfyer ai.

    Tërshanit i kishin thënë se viktimat e masakrës të varroseshin në tri lokacione dhe jo në Reçak.

    10 viktima në Shtime, 10 në fshatin Petrovë dhe të tjerat në fshatin Mullopolsë.

    E ky i kishte thënë se kjo nuk mund të realizohej. Por sipas tij, atij i’u kishte bërë presion që viktima të varroseshin.

    Në orët e hershme të mëngjesit të 15 janarit, Reçaku u zgjua i rrethuar. Sipas dëshmitarëve, rreth orës 6:30 forcat serbe me artileri të rëndë kanë filluar ta bombardojnë fshatin. Pas ndërprerjes së bombardimeve, forcat serbe janë futur në fshat dhe kanë filluar bastisjet.

    Masakra në Reçak tmerroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore duke u mobilizuar për Kosovën. Tmerret e shkaktuara në fshatin Reçak sollën në vëmendje të gjithë botën e civilizuar dhe shpalosi të vërtetën rreth planit gjenocidal të ish-kriminelit Sllobodan Millosheviq.

    Të Fundit

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Sala Jashari i reagon ashpër Deharit: Interpretimi i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje është bërë “sipas dëshirës”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.