Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rrëfimi i bashkëluftëtarit: Kërkova që të shtyhej dasma ime vetëm që të merrte pjesë Luani, por u vra në maj të 97-ës

    06/05/2025 18:13
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Bashkëluftëtari i Luan Haradinajt, Hajdar Ahmeti, ka rrëfyer për herën e fundit kur e kishte parë gjallë Luanin dhe për fjalët që kishte shkëmbyer me të.

    Ahmeti ka treguar se kur ishin ndarë, derisa Luani kishte shkuar për në Shqipëri, kishin diskutuar për dasmat që do të bëheshin në pranverën e vitit 1998, e vetë Hajdarit dhe Lahi Brahimajt, e ku Luani kishte premtuar që do të merrte pjesë.

    “Si tash më kujtohet kur jemi përshëndet aty. Fjalët e fundit që i kishim me të, ishin se unë e Lahia ishim të fejuar, dhe kishim vendosur të martohemi në pranverën e vitit pasues. Ishim marrë vesh që të vijë Luani dhe të marrë pjesë në dasmat e të dyve. Këto kanë qenë fjalët e fundit, që gjithsesi do të vijë në dasmë do të marrë pjesë”, ka rrëfyer me emocion Hajdari për T7.

    Ai ka treguar se meqë dasma kishin qëlluar që të ishin në ditën e njëjtë, kishte kërkuar nga familja e tij që të bisedonin me familjarët e nuses së tij për ta shtyrë dasmën për një javë, që t’ia mundësonin Luan Haradinajt të merrte pjesë në të dyjat.

    “Familja ime dhe e Lahisë kishin shkue te miqtë me i caktue vadat dhe ka rastis që për të njëjtën të diele me u martu të dytë. Me qëllim që Luani të marrë pjesë në të dy dasmat, unë kam detyru familjen time që të shkojnë te miqtë që ta shtyjnë për një javë dasmën”, ka thënë ai.

    Megjithatë, Luan Haradinaj kishte rënë heroikisht duke hyrë në Kosovë, më 6 maj 1997.

    “Gjatë tentimit për të hyrë në Kosovë, 6 maj 1997 ra heroikisht”, ka deklaruar Hajdari.

    Artikuj të ngjashëm

    Bashkëluftëtari i Luan Haradinajt: Ne ishim më të thyer se Ramushi, na kishte thënë “pa u vra unë, juve asgjë s’do t’ju ndodhë”

    Presidentja Osmani: Luani dhe familja Haradinaj, dhanë shumë për lirinë e Kosovës

    Aksident mes dy veturash në rrugën “Luan Haradinaj”, pamje nga vendi i ngjarjes

    Të Fundit

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Bajraktari për Deharin: Po sillet si kryetar i Kuvendit, s’e ka atë rol 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.