Një burrë në Podujevë është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së saj.
Policia ka bërë të ditur se vajza ka pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është dërguar në strehimore, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.