Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rahovec: Një punëtor rrëzohet nga skelet duke punuar, dërgohet me urgjencë në spital 

    07/08/2024 21:51
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Punëtorët në Kosovë përballen me sfida të shumta, e ndër to janë edhe kushtet në vendet e punës dhe rreziku që u kanoset. Rastet më të shpeshta ndodhin në sektorin e ndërtimtarisë, ku kushtet në plot kompani po vazhdojnë të jenë të këqija.

    Një rast i lëndimit në vendin e punës ka ndodhur edhe sot në mëngjes, në rrugën “UÇK” në Rahovec, ku një person që po kryente punë ndërtimore në një objekt, ka rënë nga skelet.

    Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës në Spitalin Rajonal në Gjakovë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 45-vjeçar, i cili është dërguar në këtë qendër për ndihmë mjekësore. 

    Sipas informacioneve të cilat posedon Sinjali, punëtori ka pësuar frakturë në krah, por gjendja shëndetësore e tij është stabile dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

    Lidhur me rastin, është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët bashkë me Inspektoratin e Punës kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme. 

    Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’.

    Artikuj të ngjashëm

    Rahovec: Nga 17 deri më 19 prill mbyllen përkohësisht dy rrugë për shkak të punimeve

    Komuna e Rahovecit kujton të rënët nga masakra e Krushës së Madhe në 26-vjetorin e rënies

    Reduktime të ashpra të rrymës në Rahovec, fajëson edhe Qeverinë

    Të Fundit

    Genta ngjall dyshime për konvertim fetar – shfaqet sërish me kryq në qafë

    Kryetarja e Gjykatës Speciale më 13 maj në Kosovë, mban konferencë për media

    Nga Presidenca i reagojnë ashpër Pecit: Ti e Gërvalla e dini mirë që Osmani s’bën ftesa kot, s’është koha për hipokrizi

    ”M’ka thirr në emër e ma ka drejtu armën” – Dyshohet për gjuajtje me armë zjarri në lagjen ”Muharrem Fejza”, policia në vendin e ngjarjes

    Orav: Shpresoj që Kosova të jetë me ne në BE sa më herët që të jetë e mundur

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.