Sparta Praga ku luajnë futbollistët shqiptar, Albion Rrahmani, Ermal Krasniqi e Qazim Laci, është turpëruar nga Atletiko Madrid në Ligën e Kampionëve.
Skuadra çeke pësoi humbje para tifozëve vendas me rezultat të thellë 0-6, shkruan IndeksOnline.
Julian Alvarez dhe Angel Correa shënuan nga dy gola, ndërsa Marcos Llorente e Antonie Griezman nga një gol.
Atletiko Madrid ka 9 pikë nga pesë ndeshje, ndërsa Sparta Pragës ka 4 pikë