Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica pritet që nesër të largohen nga kjo parti, duke u bërë pjesë e AKR-së, shkruan GazetaDemos.
“Lista për familjen”, është koalicioni në të cilën ata do të bashkohen. koalicion ky i regjistruar nga Partia e Drejtësisë dhe Aleanca Kosova e Re.
Rrahmani po ashtu ka thirrur konferencë për media, e cila do të mbahet nesër, para hyrjes së Kuvendit të Republikës së Kosovës, në orën 11:00.
“Kemi kënaqësinë që në emër të deputetit Eman Rrahmani të ju ftojmë në konferencë për media. Të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë edhe përfaqësuesit e AKR-së; PD-së me në krye prof. Dr. Ferid Aganin; grupi i intelektualëve dhe ekspertëve të prirë nga z. Fatmir Smajli, deputeti Visar Korenica si dhe figura të tjera të nderuara”, thuhet në njoftim.