Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rrahje në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, i paraburgosuri e grushton oficerin

    04/09/2024 21:37
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Edhe pse prapa grilave, shpeshherë të paraburgosurit e të dënuarit përfshihen në sherre brenda qendrave korrektuese. Ka raste kur rrahen mes vete, por jo rrallëherë ndodhë që viktima të jenë edhe personat zyrtarë.

    Një rast i tillë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali të Prishtinës dhe kësaj radhe viktimë është një gardian.

    Sinjali ka mësuar se një i paraburgosur i cili ishte dërguar në këtë qendër para disa ditëve, e ka sulmuar fizikisht një oficer në hapësirat e pavijonit.

    Sipas informacioneve të para, incidenti ndodhi gjatë shërbimit të ushqimit, ku viktima u përballë me të dyshuarin – i cili e grushtoi në fytyrë, thonë tutje të njëjtat burime.

    Oficeri që ishte cak i sulmit ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Policia.

    Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar hetimi ndaj të dyshuarit, në drejtim të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

    Kujtojmë se incidente të tilla po ndodhin pikërisht në kohën kur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu po krekoset se po udhëheq suksesshëm me ministrinë dhe ka rritur nivelin e sigurisë në burgje.

    Artikuj të ngjashëm

    Sulmohet brutalisht një anëtar i komunitetit rom në Prizren

    Tifozët e Chelseat dhe Betisit përleshen rrugëve të Varshavës, para finales së Ligës së Konferencës

    Rrahje si në filma në afërsi të QKUK-së, këta raportohet se janë të dyshuarit

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.