Katër persona kanë pësuar lëndime pasi janë rrahur mes vete pasditen e së martën në Graçanicë, ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh.
Deri te rrahja, sipas Policisë, ka ardhur pas një mosmarrëveshje.
“Të dyshuarit kane pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në tretman mjekësore. Me vendim të prokurorit njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.