Janë arrestuar nëntë të dyshuar meshkuj kosovar, gjashtë prej tyre të mitur për shkak se në një parking të një lokali ishin përfshi në një rrahje.
Për shkak të rrahjes, katër persona dhe njëri prej tyre i mitur kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Rasti ka ndodhur në Gjakovë, mbrëmë rreth orës 01:30.
“Pas intervistimit katër prej të dyshuarve me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, kurse të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.