Një rrahje masive ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Demos.
Policia e Kosovës kanë dal në vendngjarje ku kanë arrestuar 8 persona të cilët ishin përfshirë në këtë rast.
Flora Ahmeti zëdhënëse në Policinë e Kosovës ka thënë që një person ka pësuar lëndime trupore.
“Si pasojë e rrahjes, nga mjetet e forta që janë përdorë, një person ka pësuar lëndime trupore. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka treguar Ahmeti./Gazeta Demos/