Një rrahje brutale ka ndodhur para pak çastesh në një lokal në Malishevë, shkruan GazetaDemos.
Lexues të Demos kanë dërguar pamje nga lokali, ku shihet se si disa persona rrahen me njëri-tjetrin teksa shihet se përdoren edhe mjete të forta.
Ndërkaq, akoma nuk dihet nëse ka të lënduar nga rasti.
GazetaDemos ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të informacioneve.