LajmeSport

Rrahje brutale mes tifozëve të Dritës me ata të Kopenhagës pak para ndeshjes

Një rrahje brutale ka ndodhur mes tifozëve të klubit futbollistik Drita, të njohur si Intelektualët, dhe tifozëve të klubit futbollistik të Kopenhagës.

Rrahja ka ndodhur tek “Kafet e Rakisë” përreth orës 19:00, pak para zhvillimit të ndeshjes mes dy klubeve që pritet të luajnë ndeshjen e dytë të kualifikimit për Ligën e Kampionëve.

Ngjarjen e ka konfirmuar Enis Pllana, Zyrtar për Informim për Kryeqytetin në Policinë e Kosovës. Pllana ka bërë të ditur se policia ka vënë situatën nën kontroll.

“Sot, rreth orës 19:00, ka ndodhë një incident, ku disa tifozë janë përleshur mes vete. Policia ka vënë situatën nën kontrollë dhe janë duke marrë veprimet e nevojshme”, ka deklaruar ai.

Drita duhet t’ia zhvlerësojë fitoren kampionit aktual të kampionatit norvegjez, Kopenhagës, meqë këta të fundit mposhtën Dritën me rezultat 2:0 si vendas.

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button