Mbrëmë rreth orë 03:00 të mëngjesit ka ndodhur një rrahje në diskotekën “Sancy” në Pejë mes dy grupeve e që nuk dihen arsyet ende.
Reperi Noizy dhe grupi i tij janë ata të cilët u përfshinë në këtë rrahje.
Personat e sulmuar nga grupi i reperit janë Muhamet Iseni – (tiktoker i njohur si Medi) dhe Bekim Hardergjonaj.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, zëdhënësi i rajonit të Pejës, Shkodran Nikçi tha se Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me rastin dhe se po veprohet komfor dispozitave ligjore.
“Është inicuar rast për këtë çështje. Policia është në fazën e grumbullimit të provave. Jemi në pritje për të gjeturat e Policisë. Prokurori i shtetit pasi ti marrë të gjeturat e Policisë do veprojë komfor dispozitave ligjore”, tha Nikçi për Demos.
Kujtojmë se Muhamet Iseni edhe para dy vitesh kishte telashe në vendet ku Noizy performonte.