Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth, ka reaguar pas humbjes së partisë së tij SPD në zgjedhjet e mbajtura sot në Gjermani.
Roth i cili është një mik i madh i Kosovës, në një postim në “X”, ka shkruar “Partia ime SPD ka pësuar një humbje të hidhur. Edhe në qarkun tim. Kjo dhemb!”.
Ai ndërkaq ka shprehur respektin për fitoren e CDU/CSU dhe liderin e saj Friedrich Merz.
“I uroj CDU/CSU dhe Friedrich Merz për fitoren në zgjedhje”, ka shkruar ai.
Deputeti gjerman ka shprehur shqetësim të madh për rritjen e populizmit kombëtar dhe për rrezikun që ai paraqet për demokracinë.
“Populizmi kombëtar që përbuz demokracinë është ende në rritje”, ka shkruar Roth.