Këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati ka performuar në skenën e Festivalin Evropian të Këngës “Eurovision Song Contest 2022”, i cili po mbahet në Torino të Italisë.
Ishte Shqipëria, me përfaqësuese Ronelën që e hapi mbrëmjen e sontme të këtij festivali.
Ndryshe, sonte do performojnë edhe përfaqësuesit e 16 shteteve tjera nga Letonia, Lituania, Zvicra, Sllovenia, Ukraina, Bullgaria, Holanda, Moldavia, Portugalia, Kroacia, Danimarka, Austria, Islanda, Greqia, Norvegjia dhe Armenia.