Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Ronaldo i pandalshëm në Arabinë Saudite

    05/04/2023 17:00
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Cristiano Ronaldo po tregohet i pandalshëm dhe i papërmbajtshëm në Arabinë Saudite në klubin Al Nassr, shkruan GazetaDemos.

    Ylli portugez po i impresionon të gjithë me paraqitjen e tij në Saudi Pro League, ku u transferua gjatë dimrit pasi u nda me Manchester Unitedin.

    Ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Manchester Unitedit, Real Madridit dhe Juventusit ishte protagonist i skuadrës së tij të re edhe mbrëmë duke realizuar dy herë në fitoren e thellë, 5:0 ndaj Al-Adalah.

    Me këtë rast, pesë herë fituesi i Topit të Artë i përmirësoi statistikat e tij, duke shkuar në kuotën e 11 golave në 9 ndeshje.

    Kjo nënkupton se kampioni i Evropës me portugalinë ka më shumë gola të shënuar sesa lojë të luajtura.

    Gjithashtu, Ronaldo i ka bërë edhe dy asistime, që i bie se ai i ka 13 kontribute në gola në futbollin arab.

    Ronaldo po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme, të cilën e shfaqi edhe në Kombëtaren e Portugalisë, me të cilën i shënoi katër gola në dy ndeshjet kualifikuese të muajit mars. 

    Artikuj të ngjashëm

    Ronaldo vazhdon të shënojë, Portugalia ‘rrëmben’ pikët e plota ndaj Polonisë

    Ronado për Portugalinë: Nuk më ka shkuar kurrë në mendje…

    Ronaldo fyen bashkëlojtarët te Al Nassr, ndërsa tifozët e Al Hilal e thirrën emrin e Messit

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.