Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Magazina

    Romanca Keisi-Kristi, Sabiani përballet për herë të parë me Robertim

    03/05/2023 09:55
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Robert Aliaj Dragot udhëtoi nga Belgjika për të qenë i pranishëm këtë të martë në “Big Brother Fan Club”. Hyrja e tij në studio habiti Sabian Medinin.

    Djali i Robertit, Kristi dhe vajza e Sabianit, Keisi, nisën një romancë gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother”, por disa javë më vonë vendosën ta ndërprisnin njohjen.

    Prindërit e tyre u përballën sot për herë të parë të “Fan Club”. Roberti u shpreh se Keisin e vlerëson, por respekton vendimin e dy të rinjve. Sabiani nga ana tjetër tha se me hyrjen në shtëpi, u soll si të gjithë baballarët. Ai shton se me Kristin ka pasur komunikim të mirë dhe marrëdhënia mes tij dhe Keisit iu duk e sinqertë.

    Roberti Aliaj: Raportin me Keisin, nga ana e Kristit e pashë shumë të sinqertë. Për Keisin, në dy-tre raste që kam parë në intervista, kam pasur mendim pozitiv. Sjellja e Keisit ka qenë shumë korrekte, shumë delikate në televizionin shqiptar. Nuk më pëlqeu përfundimi i gjërave. Shoh një prind që është më shumë i interesuar se sa duhet për vajzën e vet. Nuk dua ta paragjykoj, sepse jam vetë prind, kam vajzë. Ndoshta në një pozicion të tillë, edhe unë do të bëja diçka të tillë. Jemi shqiptar, jemi emocional, nuk mund t’i shprehim këto gjëra.

    Nuk kam çfarë të gjykoj sepse gjërat shkuan shumë mirë ndërmjet Kristit dhe Sabianit. Ishte nivel shumë i lartë komunikimi. Presioni ishte e qartë që ishte te Kristi.

    Sabian Medini: Çdo prind do ta bënte atë veprim, të njëjtën gjë tha dhe Roberti. Unë kam pasur një afrimitet perfekt me Keisin. Jemi rritur së bashku, kështu na ka ardhur jeta. Unë nuk isha kundër Kristit. Isha kundër fjalëve që dilnin për lidhje të shkuara të tij. Dua të them vetëm një gjë: kur flet emocioni, logjika e humbet radarin. Nuk duhet të gjykoni asnjë prind për veprimet që bën. Gjithsesi, flas me respekt për Kristin. Të gjithë jemi të gabueshëm. E rëndësishme është që ne kishim një marrëdhënie shumë korrekte aty brenda. U largova nga ai vend, thashë që kjo marrëdhënie qenka e sinqertë, do të vazhdojë.

    Reality show që theu rekordet e audiencës dhe mbërtheu pas vetes miliona shqiptarë, “Big Brother VIP 2” finalizohet këtë të shtunë me natën finale, që premton shumë surpriza dhe emocion. Në garë për çmimin e madh janë Luiz Ejlli, Dea Mishel Hoxha, Krist Aliaj Dragot dhe Efi Dhedhes.

    Artikuj të ngjashëm

    Sabiani reagon pas eliminimit të Keisit: Nuk besoj se e nxori publiku

    Sabiani i kërkon Keisit të qëndrojë vetëm me Luizin, produksioni ja ndërpret telefonatën

    Lorenci konfirmoi lidhjen me Keisin, reagon ashpër Sabiani: Bespremat duan të marrin vëmendje prej teje

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.